Turqi, minibusi përplaset me betonierin, 12 të vdekur dhe 11 të plagosur

Bota

Turqi, minibusi përplaset me betonierin, 12 të vdekur dhe 11 të plagosur

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:26

Rreth 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Turqi ditën e diel.

Sipas “Today Zaman”, një minibus, një veturë dhe një betonieri u përfshinë në një aksident në provincën juglindore Sanliurfa.

Shkak i aksidentit është bërë koha me shi dhe mjegulla e dendur që ka vështirësuar qarkullimin.

Minibusi kishte ndryshuar korsi pa paralajmërim duke u përplasur me një betoniere disa tonësh që po vinte nga krahu i kundërt.

Pas betonierës udhëtonte një tjetër makinë që është përplasur pas saj.

Numri i të vrarëve në total është 12 ndërsa 6 persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në mesin e viktimave ndodhen edhe fëmijë dhe katër shtetas sirianë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat