Tikriti – në fokus të sulmeve të forcave irakiane

Bota

Tikriti – në fokus të sulmeve të forcave irakiane

Më: 30 mars 2015 Në ora: 08:38

Forcat e sigurisë së Irakut kanë vazhduar edhe sot në mëngjes të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në pjesën qendrore të qytetit Tikrit, derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatëte vet po i vazhdojnë sulmet ajrore.

Por, zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se beteja për rimarrjen e këtij qyteti me popullatë shumicë sunite myslimane, nuk do të jetë e lehtë.

Duket se operacionet janë ngadalësuar pas disa javëve të humbjeve të rënda dhe tensionet brenda qeverisë së Irakut dhe zyrtarëvetë Shteteve të Bashkuara, lidhur me rolin e Iranit në mbështetjen e milicive shiite që luftojnë së bshku me forcat qeveritare irakiane, por që kohëve të fundit janë tërhequr.

Militantët ekstremistë të Shtetit Islamik (IS) të udhëhequr nga myslimanët suitë, e kanë marrë Tikritin në qershor të vitit 2014 gjatë një avancimi të shpejtë në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat