​Hollande i pafuqishëm në zgjedhjet rajonale

Bota

​Hollande i pafuqishëm në zgjedhjet rajonale

Më: 30 mars 2015 Në ora: 08:06

Partia e ish – presidentit të Francës Nikolas Sarkozy rezulton të jetë fituese e raundit përfundimtar të zgjedhjeve rajonale.

Kjo sipas Exit Polleve, UMP ka siguruar shumicën në mbi 60 këshilla lokale.

Fitore të rëndësishme ka korrur edhe ekstremi i djathtë i Frontit Nacional, që renditet e dyta në këto zgjedhje.

Ndërsa socialistët e Presidentit Hollande rezultojnë të kenë humbur shumicën në mbi 30 këshilla rajonalë.

Këto votime shihen si një test përpara zgjedhjeve presidenciale të 2017-ës, përmes të cilave Sarkozy kërkon të rikthehet si President.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat