SHBA: Zyrtarët më të lartë në hapje të Institutit Edward Kennedy

Bota

SHBA: Zyrtarët më të lartë në hapje të Institutit Edward Kennedy

Më: 30 mars 2015 Në ora: 07:59

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe zëvendëspresidenti, Joe Biden, së bashku me senatorët e tashëm dhe ata të dikurshëm nga të dy partitë politike amerikane, do të marrin pjesë në hapjen e një instituti në përkujtim të senatorit të ndjerë, Edward Kennedy.

Instituti Edward Kennedy, në Boston, projekt që ka kushtuar 79 milionë dollarë, është i vendosur afër librarisë së vëllait të tij, ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Pjesa kryesore e këtij kapaciteti është një sallë e cila paraqet kopje të plotë të dhomës legjislative amerikane, ku vizitorët mund ta luajnë rolin e senatorëve duke i debatuar çështjet ditore.

Senatori Edward Kennedy, demokrat nga shteti Masaçusets, ka vdekur në vitin 2009 nga kanceri i trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat