Netanyahu: Marrëveshja e negociuar për programin bërthamor iranian konfirmon të gjitha shqetësimet tona

Bota

Netanyahu: Marrëveshja e negociuar për programin bërthamor iranian konfirmon të gjitha shqetësimet tona

Më: 29 mars 2015 Në ora: 16:50

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se ”marrëveshja e rrezikshme” për programin bërthamor që mendohet të arrihet të martën konfirmon të gjitha shqetësimet e tij.

“Marrëveshja e rrezikshme që është negociuar në Lozanë konfirmon edhe një herë të gjitha shqetësimet tona”, konfirmoi Netanyahu, deklaratat e të cilit të bëra në këshillin e ministrave u publikuan nga radio publike.

Kryeministri dënoi linjën Iran-Lozanë-Jemen që është shumë e rrezikshëm për të gjithë njerëzimin dhe që duhet të ndalohet. Ai iu referua rebelëve shiitë Huthis mbështetur nga Irani që ka marrë kontrollin e një pjese të Jemenit duke përfshirë këtu kryeqytetin Sanaa.

“Në linjën Bejrut-Damask-Bagdad, Irani po përpiqet për të pushtuar të gjithë Lindjen e Mesme”, shtoi kryeministri.

Netanyahu konfirmoi gjithashtu mbështetjen shumëpartiake të vendosur dhe solide të partive republikane dhe demokrate në Kongresin amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat