Kerry e anulon kthimin në SHBA

Bota

Kerry e anulon kthimin në SHBA

Më: 29 mars 2015 Në ora: 15:20

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka anuluar kthimin në SHBA ku duhet të merrte pjesë në një ngjarje për nder të Edëard Kennedy, me qëllim që të vazhdoi bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Këto bisedime po mbahen në Zvicër.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se “duke e pasur parasysh që negociatata po zhvillohen në Zvicër, sekretari me keqardhje njofton se nuk do të mund të ndaj këtë kohë të veçantë personalisht”.

Kerry ka shërbyer në Senat me Kennedin për rreth 25 vjet, dhe të dy kanë qenë miqë shumë të mirë.

Vendimi i Sekretarit amerikan po ndodh derisa bisedimet po përballen me pengesa të reja, para 31 marsit, afatit të vendosur nga vet palët negociuese për arritjen e një marrëveshje fillestare.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka thënë se ekzistojnë 90 % mundësi që marrëveshje fillestare të arrihet me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat