Liderët arab vendosin të krijojnë ushtri të përbashkët

Bota

Liderët arab vendosin të krijojnë ushtri të përbashkët

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:43

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, ka thënë se liderët arabë janë pajtuar në parim për krijimin e një force të përbashkët ushtarake.

Sisi ka thënë sot se kjo është e nevojshme për shkak të “sfidave të mëdha me të cilat përballen kombet arabe dhe forcimin e mundësive të tyre”.

Përfaqësuesit arab do të takohen gjatë muajit të ardhshëm për të diskutuar detajet, sipas një rezolute të aprovuar nga liderët gjatë samitit të Ligës Arabe në qytetin egjiptian, Sharm el Sheikh.

Shefi i Ligës Arabe, Nabil al Arabi, para samitit ka thënë se forca do të përballet me militantët e Shtetit Islamik dhe rebelët në Libi dhe Jemen.

Vendimi është marrë pasi Arabaia Saudite dhe arabët sunit e kanë nisur një fushatë ajrore kundër revelëve shiit Huthi, në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat