Pakistani dërgon aeroplanë në Jemen për qytetarët e saj

Bota

Pakistani dërgon aeroplanë në Jemen për qytetarët e saj

Më: 29 mars 2015 Në ora: 10:00

Pakistani ka njoftuar se ka dërguar aeroplanë në Jemen për të filluar evakuiimin e qytetarëve të saj derisa fushata ajrore saudite kundër rebelëve shiit në këtë po vazhdon.

Shujaat Azim, këshilltar i kryeministrit pakistanez, i ka thënë televizionit shtetëror të këtij vendi se aeroplanët do të evakuojnë 600 pakistanezë që momentalisht gjenden afër qytetit port të Al Hodeidas.

Azim ka thënë se fluturime shtesë do të bëhen pasi autoritetet në Jemen t’i aprovojnë ato.

Sipas Islamabadit, në tërësi janë 3 mijë qytetarë të Pakistanit që jetojnë në Jemen.

Një koalicion prej 10 vendeve që udhëhiqet nga sauditët, më 26 mars e ka nisur nje fushatë ajrore kundër rebelëve shiit, të njohur si Huthi.

Arabia Saudite e akuzon Iranin se po përkrah luftetarët Huthi në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat