Rusi: Shpallen planet për ndërtimin e ISS të ri me SHBA-të

Bota

Rusi: Shpallen planet për ndërtimin e ISS të ri me SHBA-të

Më: 28 mars 2015 Në ora: 17:22

Agjencia Federale Ruse e Gjithësisë, Roscosmos, ka shpallur sot se do të punoj me agjencinë amerikane NASA, për ndërtimin e një Stacioni Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS) të ri, për ta zëvendësuar stacionin aktual.

Shefi i kompanisë shtetërore ruse, Roscosmos, Igor Komarov, mëtutje tha se “ky do të jetë një projekt i hapur, në të cilin nuk do të marin pjesë vetëm pjesëmarrësit aktualë të ISS-it” dhe ka shtuar se në kët projekt mund të përfshihen “të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë”.

Roscosmosi dhe NASA aktualisht janë pajtuar për ta zgjeruar operacionin e ISS-së deri në vitin 2024.

Më herët Rusia kishte deklaruar se nga projekti ISS do të tërhiqej në vitin 2020.

Megjithatë, zëvendëskryeministri rus, Igor Rogozin, i cili e mbikëqyrë programin rus të gjithësisë, më vonë në rrjetin Twitter ka shkruar, se “qeveria ruse do t’i studioj rezultatet e bisedimeve ndërmjet Roscosmos-it dhe NASA-s dhe vendimi do të merret më vonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat