Assad: Jam i hapur për dialog me SHBA

Bota

Assad: Jam i hapur për dialog me SHBA

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:13

Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se do të ishte i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara, por se ai duhet të “bazohet në respektin e reciprok”.

Në një intervistë me rrjetin CBS, zoti Assad po u përgjigjej komenteve të fundit nga sekretari amerikan i shtetit John Kerry se Shtetet e Bashkuara duhet eventualisht të bisedojnë me presidentin sirian në mënyrë që të ndihmojnë ndërmjetësimin e fundit të luftës civile të vendit.

Zoti Assad i tha rrjetit CBS se deri tani kjo është vetëm një deklaratë dhe nuk ka agjë “konkrete” rreth qasje politike amerikane drejt zgjidhjes së krizës siriane. Por në parim, ai tha, se"Çdo dialog është një gjë pozitive dhe ne do të jemi të hapur për dialog me këdo, përfshi Shtetet e Bashkuara, duke u bazuar në respektin reciprok."

Udhëheqësi sirian tha se nuk ka komunikim të drejtpërdrejt mes qeverisë amerikane dhe asaj siriane. Të dy vendet i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar.

Administrata Obama ka kërkuar prej kohësh një zgjidhje të negociuar politike për konfliktin në Siri, që ka vrarë më shumë se 210,000 njerëz, sipas Vëzhguesve Sirianë për të Drejtat e Njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat