Programi bërthamor iranian

Bota

Programi bërthamor iranian

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:45

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif po rifillojnë negociatat e tyre sot në Zvicër mbi programin bërthamor të Iranit, ndërsa mbeten pak ditë para një afati për një marrëveshje kornizë.

Përpara takimit në Lusanne, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë optimiste për arritjen e marrëveshjes deri më 31 mars.

Irani dhe grupi që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë kërkojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në fund të qershorit që do të frenonte aktivitetin e Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Të dyja palët kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh muajt e fundit por nuk kanë rënë dakort mbi hollësi të tilla si numri i centrifugave që Irani mund të lejohet të operojë dhe fazat e lehtësimit të sanksioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat