Kopiloti vuante nga depresioni?

Bota

Kopiloti vuante nga depresioni?

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:36

Të njohurit e kopilotit Andreas Lubitz i cili sipas hetimeve të para qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin, ka qenë i gëzuar për shkak të punës që kishte. Mediat në Gjermani njoftojnë se ai vuante nga depresioni.

Andreas Lubitz gjithnjë ka treguar se ka qenë i kënaqur që është punësuar në “German Wings: asnjëherë nuk ka treguar shenja tjera, tregojnë njerëzit që e kanë mësuar të drejtojë aeroplanin qysh i ri në qytetin e tij të lindjes në Montabaur në Gjermani.

Megjithatë disa media gjermane kanë shkruar se Lubitz ka vuajtur nga depresioni.

Televizioni gjerman N-24 duke cituar fqinjët e tij ka thënë se ai ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë duke u shëruar.

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” citon nënën e një shoqeje të shkollës së kopiloti e cila ka thënë se Lubitz i ka thënë vajzës së saj se në kohën e shkollimit ai ka pasur një krizë.

Prokurorët francezë kanë thënë sot se nga incizimet e bisedës në kabinën e pilotit të aeroplanit, Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në male.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat