Hollande dhe Rohani bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

Bota

Hollande dhe Rohani bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:06

Presidenti i Francës Francois Hollande ka folur në telefon më homologun e tij Hassan Rohani, në përpjekje për të thyer bllokimin që ka mbajtur deri tani një marrëveshje bërthamore.

Zyra e Hollande tha sot se biseda u iniciua nga pala iraniane.

U tha se Hollande bëri thirrje për një marrëveshje bërthamore "të qëndrueshme, të fuqishme, dhe të verifikueshme" me Iranin.

Komunikata për media tha se presidenti francez pranoi "të drejtat legjitime të Iranit për fuqi civile bërthamor", por këmbënguli duhet të ketë "garanci se Irani nuk do të marrë një armë atomike."

Biseda telefonike mes dy presidentëve erdhi gjatë kohës kur Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po vazhdon bisedimet e tij me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif në Lozanë të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat