Gazetari iranian kërkon azil politik

Bota

Gazetari iranian kërkon azil politik

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:46

Një gazetar iranian i cili bëri fushatë për presidentin e Iranit Hassan Rohani dhe i cili kishte udhëtuar në Lozanë me negociatorët bërthamorë iranianë për të mbuluar raundin e fundit të bisedimeve bërthamore, është duke kërkuar azil politik në Zvicër.

Amir Hossein Motaqi, redaktor i agjencisë së lajmeve të Iranit ISKA, tha për Radion Evropa e Lirë se ai vendosi të kërkojë azil në Zvicër pasi u penguar në punën e tij nga zyrtarë nga Ministria e Jashtme.

"Zyrtarët nga Ministria e Jashtme kërkuan që ne të tregojmë lajmin që ata donin - lajm që nuk ishte i vërtetë - jo lajmin që ata nuk donin ta shihnin të botuar", tha Motaqi.

Motaqi tha se një "ndërhyrje e qartë" e tillë e detyroi atë të përfundojë punën e tij me mediat vendase në mënyrë që "të them të vërtetën dhe të mbrojë lirinë e shprehjes."

Gazetarët në Iran përballen më rregulla strikte të censurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat