Meksikë, nga 2006 janë gjetur 174 varre masive me 601 trupa

Bota

Meksikë, nga 2006 janë gjetur 174 varre masive me 601 trupa

Më: 26 mars 2015 Në ora: 13:27

Të paktën 174 varreza masive janë zbuluar në 16 shtete meksikane që prej 2006, kur në Mexico filloi lufta kundër karteleve të drogës, sipas raportit më të fundit të Prokurorit të Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dokumenti, të cilin gazeta "El Universal" ka siguruar duke iu referuar Ligjit për Qasje në Informacione Publike, thekson të dhënat se 601 trupa janë gjetur në varre në periudhën në mes të 1 dhjetorit 2006 dhe 28 shkurt 2015, ndër të cilat 116, ose vetëm 20 përqind janë identifikuar.

Theksohet se numri i varrezave masive është rritur dukshëm në katër vitet e fundit. Në periudhën ndërmjet shkurtit 2007 dhe mars 2001, ku u zbuluan 16 varre dhe pas kësaj, numri dukshëm rritet në 158 varre. Në fillim të tetorit të fundit të kaluar, janë gjetur 38 varre me 87 trupa të gjetur në Iguala ku u zhdukën 43 studentë më 26 shtator të po këtij viti.

Prokurori i Shtetit në raport thekson se në shtetin Guerrero kanë gjetur numrin më të madh të varreve - 79, në të cilën ka qenë 199 trupa. Të ndjekur nga shtetet Jalisco me 37 varre dhe Tamaulipas me 15 varre masive.

Në vitin 2010, në një depo në San Fernando në shtetin Tamaulipas e cila kufizohet me Texasin në Shtetet e Bashkuara, u gjetën trupat e 72 emigrantëve, kryesisht nga Amerika Qendrore. Disa muaj më vonë u gjetën 193 trupa në 14 varre në të njëjtin qytet.

Vrasjet besohet të jen bërë nga Zetas, një nga kartelet më të dhunshme dhe të rrezikshme të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat