SHBA-ja mirëpret dekretimin e ligjit në Kosovë për luftëtarët e huaj

Bota

SHBA-ja mirëpret dekretimin e ligjit në Kosovë për luftëtarët e huaj

Më: 26 mars 2015 Në ora: 12:36

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar presidenten e Kosovës, Aifete Jahjaga, dhe Kuvendin e Kosovës, për miratimin dhe dekretimin e ligjit që sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

“Ky legjislacion është një instrument i rëndësishëm në kuadër të një strategjie më të gjerë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë", thuhet në komunikatën e publikuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat