Zvicër: Vazhdojnë bisedimet për programin atomik të Iranit

Bota

Zvicër: Vazhdojnë bisedimet për programin atomik të Iranit

Më: 26 mars 2015 Në ora: 09:46

Në Lozanë të Zvicrës sot pritet të vazhdojnë bisedimet për programin atomik iranian.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani po ballafaqohen me afatin, sipas të cilit më 31 mars duhet të arrihet marrëvshja kornizë për kufizimin e aktiviteteve atomike iraniane në këmim për lehtësim të sanksioneve ekonomike.

Teherani i kundërshton pohimet se në mënyrë sekrete po zhvillon armatim bëthamor.

Vendet perëndimore dhe të tjerat, vçanërisht Izralei, kanë dyshime se Irani po prodhon armatim atomik.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohmmad Javad Zarif, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të takohen sot në Lozanë të Zvicrës.

Ministrat e jashtëm të disa vendeve të tjera të grupit prej gjashtë fuqive botërore, që zhvillojnë negociata me Ianin – ku përfshihet edhe Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania – pritet të arijnë më vonë n Lozanë.

Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara tha para dy ditësh në Këshillin e Sigurimit se fusha të mospajtimeve janë, pos tjerash, kërkimet dhe zhvillimi i centrifugave të avancuara dhe tërheqja e sanksioneve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara, Kombt e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat