SHBA: Sulme të reja ajrore në mbështejte të forcave irakiane

Bota

SHBA: Sulme të reja ajrore në mbështejte të forcave irakiane

Më: 26 mars 2015 Në ora: 08:31

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka filluar sulmet ajrore në mbështjete të ofensivës së ripërtrirë të forcave të Irakut për ta rimarrë kontrollin në qytetin Tikrit, ku gjenden miliantët e Shtetit Islamik (IS).

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane i tha agjencisë AFP se “operacionet janë në zhvillim” dhe “bombat po bien”.

Sipas tij, qeveria e Irakut ka kërkuar sulme ajrore kundër pozicioneve të IS-it dhe Shtetet e Bashkuara “e kanë miratuar fuqinë ajrore në mbështetje të operacioneve në Tikrit”.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili ndërmerrë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, më herët i ka mbështetur me logjistikë dhe këshilla forcat irakiane, derisa ato e sulmonin Tikritin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat