Francë: Hetuesit po e analizojnë incizimin e zërit në kabinën e pilotëve

Bota

Francë: Hetuesit po e analizojnë incizimin e zërit në kabinën e pilotëve

Më: 26 mars 2015 Në ora: 08:19

Hetuesit francezë kanë filluar t’i analizojnë të dhënat nga incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të aeroplanit të udhëtarëve të firmës Germanwings, që u rrëzua në Alpe në Francë.

E përditshmja New York Times ka raportuar se dëshmia nga incizimi tregon se njëri nga pilotët ishte larguar nga kabina dhe më nuk ka mundur të kthehet, para rrëzimit të aeroplanit.

“Personi jashtë ka trokitur lehtë në derë por nuk ka pasur pëgjigje”, një hetues i paemëruar i ka thënë gazetës duke u mbështetur në incizim.

Një zëdhënës i kompanisë Lufhansa, e cila e operon firmën ajrore të buxhetittë ulët, Germanwings, tha se ka njohuri për raportin e gazetës amerikane dhe ka shtuar se “ne nuk kemi informacion nga autoritetet, që e konfirmojnë këtë raport dhe ne synojmë më tepër informacione”.

Fluturimi numër 4U 9525 pej Barcelonës për në Dizeldof u rrëzua pardje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat