Zyrtare, Netanyahu mandatar i Qeverisë së re

Bota

Zyrtare, Netanyahu mandatar i Qeverisë së re

Më: 26 mars 2015 Në ora: 00:20

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin edhe zyrtarisht ia ka besuar Benjamin Netanyahun detyrën që të formojë qeverinë e tij për të katërtën herë.

Ka qenë e pritur që Netanyahu që është në qeveri që nga viti 2009 do të mandatohet për të formuar qeverinë pasi që në zgjedhjet parlamentare të 17 marsit arriti të sigurojë shumicën parlamentare në Parlament.

Netanyahu sot në një ceremoni në të cilën presidenti Rivlin edhe zyrtarisht e ka caktuar mandatar dha një qëndrim më të butë se gjatë fushatës zgjedhore.

Premtoi se do të “shërojë ndarjet” në shoqërinë izraelite dhe do të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pasi që ato u përkeqësuan gjatë fushatës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat