Me kërkesë të Irakut, SHBA sulmon qytetin e Sadamit

Bota

Me kërkesë të Irakut, SHBA sulmon qytetin e Sadamit

Më: 26 mars 2015 Në ora: 00:18

Me kërkesë të Irakut, SHBA-të të mërkurën në mbrëmje kanë filluar sulmet ajrore mbi qytetin irakian Tikrit.

Një zyrtar amerikan ka thënë se qëllimi është që inkurajojë ofensivën e ngecur me të cilën ushtria irakiane po tenton për të rifituar qytetin që është okupuar nga ekstremistët e ISIS-it.

Korrespodenti i Associated Press në Tikrit, vendlindje e ish presidentit irakian Sadam Husein ka bërë të ditur se ka dëgjuar aeroplanët dhe eksplodimet.

Iraku ka filluar një ofensivë në Tikrit në fillim të marsit duke mos kërkuar mbështetje nga forcat ajrore të SHBA, ndërsa ka përshëndetur ndihmën e Iranit.

Në një fjalim të mërkurën në mbrëmje, kryeministri i Irakut Haider Al- Abad parashikoi sukses në Tikrit .

Irani ka siguruar artileri dhe armë të tjera për ofensivën në Tikrit, ndërkaq zyrtarë të lartë iranianë kanë ndihmuar që të koordinojnë aksionet.

SHBA në Irak ka me qindra ushtarakë të cilët po ndihmojnë forcat irakiane në planifikimin e aksioneve kundër ISIS.

Mbështetja e forcave ajrore nën udhëheqjen e SHBA, ka filluar në gusht të vitit të kaluar duke mundësuar forcave irakiane të ndalojnë përparojnë ushtrinë e ISIS-it që të marrin territore./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat