Përdhoset vendi ku u vra Boris Nemtsov

Bota

Përdhoset vendi ku u vra Boris Nemtsov

Më: 25 mars 2015 Në ora: 23:14

Vendi në urën në qendër të Moskës e cila është bërë për kujtim të vrasjes së opozitarit rus Boris Nemtsov ka qenë cak i vandalizmit, transmeton BBC.

Sloganet me përmbajte fyese janë shkruar në fotografinë e Nemtsovit, ndërsa shenja e rrugës ku shkruan “Ura e Nemtsov” është dëmtuar me ngjyrë.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë të cilat vandalistët i kanë bërë vet, ku shihen njerëzit se si përdhosin kurorat e vendosura në vendin ku është vrarë Nemtsov.

Boris Nemtsov është vrarë më 27 shkurt afër Kremlinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat