Presidenti afgan para Kongresit

Bota

Presidenti afgan para Kongresit

Më: 25 mars 2015 Në ora: 22:18

Presidenti afgan Ashraf Ghani falenderoi aleatët amerikanë, përfshirë trupat ushtarake amerikane për mbështetjen e tyre drejt kauzës së lirisë.

"Populli i Afganistanit njeh trimërinë e ushtarëve tuaj dhe sakrificat e jashtëzakonshme që amerikanët kanë bërë për të siguruar lirinë e Afganistanit,” tha zoti Ghani në një fjlaim që mbajti sot në Kongresin amerikan . "Ju detyrohemi një borxh të madh."

Vizita e zotit Ghani në Shtetet e Bashkuara dhe fjalimi i tij në Kongres – një nder që nuk i rezervohet çdo udhëheqësi të huaj që viziton Uashingtonin – është pjesë e një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet mes të dy vendeve që janë tensionuar nga lufta gati 14 vjeçare.

Presidenti Obama dhe zoti Ghani u takuan dje. Presidenti afgan tha se mbetet ende punë që vendi të bëhet i sigurtë përballë sulmeve të kryengritësve. Zoti Obama njoftoi se forca prej 9,800 trupash amerikane që shërbejnë në Afganistan nuk do të përgjysmohet siç ishte plani por do të vazhdojë të qëndrojë aty të paktën deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat