​Zjarr në një metrobus në Turqi

Bota

​Zjarr në një metrobus në Turqi

Më: 25 mars 2015 Në ora: 19:49

Për fat të mirë “drejtuesi” i metrobusit e vërejti menjëherë zjarrin i cili filloi në pjesën e pasme të këtij mjeti transportues dhe më pastaj kërkoi nga të gjithë pasagjerët që të dilnin jashtë në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e asnjërit, transmeton Takvim.

Metrobusi i cili është mjet transportues që përdoret shumë nga qytetarët e Stambollit.

Nga zjarri që ka kapluar metrobusin nuk ka mbetur asnjë i lënduar, e as nuk ka të vdekur. Ndonëse, të tilla raste gjithmonë janë me pasoja, kësaj radhe për fat të mirë të pasagjerëve dëmet kanë mbetur vetëm shifra materiale.

Këto “mini buse” ishin blerë me një shumë marramendëse prej 1.2 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat