Ukrainë: Policia i arrestoi dy të dyshuar në mbledhjen e qeverisë

Bota

Ukrainë: Policia i arrestoi dy të dyshuar në mbledhjen e qeverisë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 17:41

Policia e Ukrainës e ka ndërprerë sot një mbledhje të qeverisë, e cila transmetohej direkt në televizion, dhe e ka arrestuar shefin e Shërbimeve të situatave emergjente, Serhiu Bochkovskiy, dhe zëvendësin e tij, Vasyl Stoyetskiy, duke i ka marrë ata në pranga.

Ministiri i brenshëm, Arsen Avakov, tha se të dy zyrtarët e arrestuar janë të dyshuar për korrupsion.

Kryeministri, Arseniy Yatsenyuk, ka sugjeruar se këta persona e kanë dëmtuar rëndë Ukrainën, në periudhën e vështirësive ekonomike dhe konfliktit me separatistët prorusë.

“Kur vendi është në luftë dhe kur ne e llogarisim secilën para, ata kanë vjedhur nga populli dhe shteti”, tha kryeministri Yatsenyuk.

Këto arrestime u bënë disa orë pasi presidenti, Petro Poroshenko, e shkarkoi një guvernator të fuqishëm dhe të pasur. Kjo tregon se Kievi po dërgon sinjal se zyrtarët duhet të punojnë sipas ligjit për të mirën e sigurisë dhe stabilitetit të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat