Një çift nga Bosnja, në mesin e viktimave të avionit të rrëzuar

Bota

Një çift nga Bosnja, në mesin e viktimave të avionit të rrëzuar

Më: 25 mars 2015 Në ora: 16:55

Ambasadori i Bosnjë e Hercegovinës në Gjermani, Edin Dilberoviq, ka konfirmuar për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se dy nga viktimat e avionit të Germanwings, i cili u rrëzua në Alpet franceze të martën, ishin me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina.

Fjala është për bashkëshortët Fehret dhe Emira Smailagiq.

Të dy jetonin në afërsi të qytetit të Dyseldorfit dhe së paku njëri prej tyre kishte shtetësi gjermane.

Avioni është përplasur teksa fluturonte në relacionin Barcelonë – Dyseldorf. Të 150 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit pretendohet të kenë humbur jetën, përfshirë këtu edhe 16 nxënës të një shkolle të mesme gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat