Sulm i ri në Kabul, 7 të vrarë

Bota

Sulm i ri në Kabul, 7 të vrarë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 16:36

Zyrtarët afganë kanë thënë se një sulm vetëvrasës ka marrë jetën e shtatë personave.

Zëvendësshefi i policisë së Kabulit, Gul Agha Rohani, ka thënë se një veturë e mbushur me eksploziv është shpërthyer afër një zone të mbushur me njerëz, afër ndërtesës së Ministrisë së Financave.

Udhëheqësi i spitalit në kryeqytetin afgan, Kabir Amiri, ka thënë se së paku 22 persona, “përfshirë gra dhe fëmijë”, janë lënduar.

Shpërthimi është rasti i fundit i dhunës që e ka tronditur Afganistanin derisa presidenti i këtij vendi, Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullahu janë për vizitë në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat