Lideri tajlandez: Kam fuqi ekzekutive të ekzekutoj gazetarët

Bota

Lideri tajlandez: Kam fuqi ekzekutive të ekzekutoj gazetarët

Më: 25 mars 2015 Në ora: 13:10

Lideri i juntës në Tajlandë, Prayuth Chan-ocha, ka sulmuar sot gazetarët duke thënë se ai ndoshta thjeshtë do i ekzekutojë ata që “nuk e raportojnë të vërtetën”, raporton Reuters.

Muajin e kaluar ai kishte thënë se ka fuqi ekzekutive që të mbyll mediat, ndërsa sot ai shkoi një hap më tutje.

“Ne ndoshta thjeshtë do i ekzekutojmë ata”, ka thënë Prayuth, kur është pyetur se si do të reagojë qeveria ndaj gazetarëve që nuk i përmbahen linjës zyrtare të shtetit.

“Ju nuk keni nevojë ta përkrahni qeverinë, por duhet ta raportoni të vërtetën”, ka thënë ish shefi i ushtrisë së Tajlandës.

Tash udhëheqësi i juntës tajlandeze e ka hequr nga pushteti qeverinë e kryeministrit Yingluck Shinaëatra, majin e vitit të kaluar përmes grusht-shtetit.

Prej grusht shtetit të vitit 2006, Tajlanda mbetët një vend shumë i ndarë në mes të liderëve që përkrahën nga zonat rurale dhe klasa punëtore urbane dhe liderëve që kanë përkrahje në kryeqytet dhe në jug të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat