Rrëzimi i aeroplanit, nuk besohet se ishte sulm sulm terrorist

Bota

Rrëzimi i aeroplanit, nuk besohet se ishte sulm sulm terrorist

Më: 25 mars 2015 Në ora: 08:44

Ekipet e shpëtimi pritet të vazhdojnë kërkimet sot në vendin ku është rrëzuar aeroplani i Germanwings, me 150 persona në bord.

Aeroplani i llojit Airbus A320 fluturonte nga Barcelona për në Dizeldorf, ndërsa u rrëzua mbi alpet franceze, rreth 100 km. në veri të qytetit Nice.

Ministri i brendshëm i Francës ka thënë se një nga kutitë e zeza të aeroplanit është gjetur në vendin e rrëzimit, ndërsa ajo do të inspektohet menjëherë.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk duket që rasti të jetë si pasojë e një sulmi terrorist.

Lufthansa që e ka në pronësi agjencinë e fluturime me çmime të lira, Germanwings, beson që fjala është për aksident.

Policia franceze në vendin e rrëzimit të aeroplanit, rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, ka thënë se asnjë nga personat në bord nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Të njëjtit thonë se është shumë e vështirë që të nxirren trupat e pajetë nga aty për shkak të terrenit të vështirë, borës dhe stuhive që pritet të nisin sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat