HRW thirrje Kirgizisë të mos miratojë ligjin kundër LGBT-së

Bota

HRW thirrje Kirgizisë të mos miratojë ligjin kundër LGBT-së

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:57

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje autoriteteve të Kirgizisë që të refuzojë ligjin diskriminues kundër komunitetit LGBT, që tashmë është aprovuar nga komisioni parlamentar për ligje i këtij vendi.

Drejtori për Evropë dhe Azi i HRW-së, Hugh Williamson, ka thënë se ligjvënësit e Kirgizisë duhet të vendosin jo diskriminimin, kushtetuën e tyre dhe ligjin ndërkombëtar para mënyrës se si e kuptojnë ata personalisht vlerat tradicionale.

Ligji ndër të tjera përmban sanksione penale dhe administrative ndaj të ashtuquajturës propagandë e marrëdhënieve jo tradicionale seksuale.

Ligji shkon në parlament për lexim të dytë dhe nëse aprovohet duhet të kalojë edhe një lexim para se t’i dërgohet presidentit të vendit për ta nënshkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat