Në pritje të akuzave për sulmin kundër ambasadorit amerikan

Bota

Në pritje të akuzave për sulmin kundër ambasadorit amerikan

Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:00

Policia e Koresë së Jugut ka thënë se ka kërkuar që personi që ka sulmuar me thikë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Seul, të akuzohet për vrasje në tentativë.

Ambasadori Mark Lippert po trajtohet në një spital, pasi është sulmuar të enjten nga Kim Ki-jong.

Gjatë sulmit, Kim ka bërë thirrje për ribashkimin e dy Koreve.

Policia ka thënë se është duke hetuar lidhjet e Kimit me Korenë e Veriut, pasi është zbuluar se ai ka bërë disa vizita atje.

“Jemi duke hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis vizitave të të dyshuarit në Korenë e Veriut dhe krimit kundër ambasadorit amerikan”, ka thënë Yoon Myeong-seong, kryetar i qarkut Jongno të Seulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat