Ukraina rrit ​numrin e trupave ushtarake për të kundërshtuar kërcënimin nga separatistët prorusë

Bota

Ukraina rrit ​numrin e trupave ushtarake për të kundërshtuar kërcënimin nga separatistët prorusë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:09

Parlamenti i Ukrainës ka kaluar një ligj për të rritur numrin e forcave të armatosura për t’iu kundërvënë kërcënimin të “operacioneve anti-terroriste” nga separatistët pro-Rusë në lindje të vendit.

Ky projektligj i votuar me 270 vota pro, propozon një forcë ushtarake prej 250 mijë pjestarësh në personel përfshirë 204 mijë trupave aktive, nga 184 mijë të mëparshëm.

Qeveria tha se ushtria ka nisur fazën e dytë të tërheqjes së armëve të rënda ushtarake të enjten nga fronti i luftimeve sipas marrëveshjes së armëpushimt të nënshkruar në Minsk muajin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministri i brendshëm i Ukrainës u tha se nuk ka patur luftime serioze në zonë përveç një zone në lindje të Mariupolit. Ndërkohë ministri i mbrojtjes Ruse tha se ka nisur ushtrimin e forcave ushtarake në jug të Rusisë dhe në gadishullin e Krimesë, të aneksuar një vit më parë.

Në projektligjin e propozuar nga presidenti Petro Poroshenko, theksohet se kjo rritje e forcave ushtarake ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetin, integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve në lindje të Ukrainës.

Monitorët egrupit të sigurisë së OSBE-së kanë raportuar për lëvizjen e armëve nga të dy palet por ata thonë se është ende herët për të konfirmuar pastrimin përfundimtar të gjithë zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat