Moti i keq, dy të vdekur në Itali

Bota

Moti i keq, dy të vdekur në Itali

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:47

Moti i keq me shira dhe rreshje bore ka prekur pjesën më të madhe të Europës dhe SHBA. Në Itali dy veta kanë humbur jetën ndërsa stuhi shiu dhe bore janë parashikuar edhe ne ditët në vijm, teksa bora ka zbardhur Virxhian, Washington DC dhe Bostonin.
Italia përfshihet nga moti i keq në veriu në jug, ku dy persona kanë humbur jetën. Në rajonin e Toskanës një burrë humbi jetën teksa makina e tij u godit nga masë shkëmbi, kurse një grua në Urbino vdiq pasi një pemë e zuri postë teksa ajo po shkonte në punë.
Në shumë zona janë shënuar një numër i madh të plagosurish në incidente të ndryshme si pasojë e motit të keq. Qindra pemë kanë bllokuar rrugët pasi janë rrëzuar nga erërat e forta duke shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Shirat e fuqishëm dhe erërat deri në 100 kilometër në orë ka bllokuar shumë qytete, ku autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda banesave të tyre nëse nuk kanë punë emergjente për të shmangur aksidentet e mundshme. Shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, vecanërisht në toskana dhe shumë shkolla dhe shumë insitucione janë mbyllur.
Ndërkaq moti i keq ka përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 1.600 fluturime janë anuluar në të gjithë vendin. Stuhi shiu dhe bore janë parashikuar edhe ne ditët në vijm, teksa bora ka zbardhur Virxhian, Washington DC , Boston etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat