FH sjell dëshmi për shkelje të drejtave të njeriut në Krime

Bota

FH sjell dëshmi për shkelje të drejtave të njeriut në Krime

Më: 5 mars 2015 Në ora: 07:45

Organizatat që mbledh dëshmi për shkelje të të drejtave të njeriut, Freedom House, ka publikuar detaje të shkeljes së të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë prejse Rusia “e ka aneksuar atë në mënyrë ilegale dhe me forcë”.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia ka ndodhur në mars të vitit 2014. Në raportin e ri thuhet se banorët e Krimesë janë përballur me shkelje cdo herë në rritje të drejtave të tyre qytetare, politike dhe njerëzore.

Komuniteti më i ndikuar nga kjo është ai i tatarëve, që sipas Freedom House janë përballur me shkelje të drejtës pronësore dhe frikësim të zërave të pavarur përmes përdorimit selektiv të ligjit dhe forcës fizike, thuhet në këtë raport.

Freedom House më tej në raportin e ri vlerëson se Kremlini po bën përpjekje që të shtyp abuzime të tilla duke krijuar “geto informative” në Krime duke shtypur mediat lokale dhe ato të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat