Shpërthim në Aleppo, shkatërrohet objekti qeveritar

Bota

Shpërthim në Aleppo, shkatërrohet objekti qeveritar

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:24

Kryengritësit kanë kryer sulm me eksploziv duke dëmtuar një ndërtesë të rëndësishme qeveritare të sigurisë në Aleppo.

Lajmi i raportuar nga Reuters, është mbështetur në burime të rebelëve dhe luftetarëve që po luftojnë kundër qeverisë.

Shpërthimi që e ka goditur objektin e Inteligjencës së Forcave Ajrore, është përcjellur nga luftimet në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat