Savchenko në gjykatë, ditën e 82-të të grevës së urisë

Bota

Savchenko në gjykatë, ditën e 82-të të grevës së urisë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:00

Pilotja nga Ukraina, Nadia Savchenko, është paraqitur sot në gjykatën e Moskës, ditën e 82-të të grevës së urisë të cilën ajo e nisi për të protestuar kundër burgosjes së saj në Rusi.

Gjykata ruse e ka dëgjuar apelin e saj kundër vendimit që ia ndalon asaj pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, që është mbajtur në janar.

Savchenko dukej thatanike prapa grilave metalike të kafazit ku ishte vendosur në gjykatë.

Avokati i saj, Mark Feigin, ka thënë në Twitter, se gjykatësi e ka hedhur poshtë mocionin e prokurorëve që seanca kësaj radhe të mbahej me dyer të mbyllura.

Avokatët e Savchenkos kanë thënë se është ilegale t’i ndalohej asaj pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

Vitin e kaluar, Savchenko kishte fituar në zgjedhje duke u bërë deputete e parlamentit të Ukrainës dhe më pas ishte emëruar si pjesë e delegacionit të vendit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Savchenko thotë se ajo u kidnapua nga rebelët pro rus në pjesën lindore të Ukrainës në muajin qershor dhe në mënyrë ilegale u transferua në Rusi, ku akuzohet se është përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve që e mbulonin konfliktin në mes të separatistëve pro rus dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

Ajo e ka nisur grevën e urisë më 13 dhjetor në shenj proteste ndaj akuzave dhe mbajtjes së saj në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat