Irani dhe SHBA-të: Ka progres në bisedimet bërthamore

Bota

Irani dhe SHBA-të: Ka progres në bisedimet bërthamore

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:33

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, kanë përfunduar bisedimet tri ditore rreth programit bërthamor të Iranit.

Zarif ka thënë se është arritur progres gjatë bisedimeve të mbajtura në Montreaux të Zvicrës, por ka shtuar se ende ka “shumë punë që duhet bërë”.

Një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti ka konfirmuar se është arritur progres, por ka ende “shumë sfida para nesh”.

Ky zyrtar ka thënë se takimi i ardhshëm bilateral mesiguri se do të mbahet më 15 mars.

Kerry do të takohet me homologët e tij francez, gjerman dhe britanik më 7 mars, ka shtyar i njejti zyrtar.

SHBA-të dhe pesë fuqi të tjera botërore janë duke kërkuar arritjen e një marrëveshje me Iranin përmes së cilës Teheranit do i lehtësoheshin sanksionet ekonomike nëse e kufizon programin e saj bërthamor.

Më 3 mars, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar se një marrëveshje bërthamore me Iranin më shumë mund të “hap rrugën për ndërtimin e bombës” bërthamore se sa ta bllokojë këtë gjë.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Netanjahu nuk ka ofruar asnjë alternativë të qëndrueshme.

Palët negociuese e kanë vendosur fundin e marsit si afat të fundit kohor për arritjen e një marrëveshjeje fillestare, ndërsa 30 qershorin si afatin kur duhet finalizuar kjo marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat