Iranit i kërkohet të mos ekzekutojë gjashtë sunitë

Bota

Iranit i kërkohet të mos ekzekutojë gjashtë sunitë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:51

Amnesty International i ka kërkuar Teheranit që të kursejë jetën e gjashtë meshkujve sunitë të cilët janë dënuar me vdekje.

Organizata për të drejtat e njeriut më seli në Londër ka thënë se gjashtë personat në fjalë pritet të dënohen me vdekje përmes varjes më së largu sot gjatë ditës, ndërsa të njëjtit kanë nisur grevë urie.

Njoftimi i AI thotë se të gjashtë personat janë shpallur fajtor me akuzën se kanë shfaqur “armiqësi kundër Zotit”.

Familjet e të burgosurve janë nisur drejt burgut pasi autoritetet iu kanë thënë atyre se ata mund të realizojnë edhe një vizitë të fundit.

Katër prej gjashtë të dënuarve, Hamed Ahmadi, Jahangir Dehghani, Jamshid Dehghani dhe Kamal Molaee, akuzohen se në shtator të vitit 20099 e kanë vrarë një klerik sunit.

Mirëpo, të sipërpërmendurit thonë se ata u arrestuan disa muaj para se kjo vrasje të ndodhte.

Ata janë në mesin e 33 sunitëve që momentalisht janë në pritje të dënimit me vdekje në Iran, shtet ky ku dominon popullata Shiite.

Të gjithë të burgosurit thonë se janë bërë cak i autoriteteve të Iranit për shkak se kanë praktikuar apo promovuar besimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat