Dempsey: Roli i Iranit në Tikrit mund të jetë pozitiv

Bota

Dempsey: Roli i Iranit në Tikrit mund të jetë pozitiv

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:12

Një nga gjeneralët kryesor amerikan ka thënë përkrahja e drejtpërdrejt e Iranit për forcat irakiane për të larguar ekstremistët e Shtetit Islamik nga qyteti verior i Tikritit mund të jetë një “gjë pozitive”.

Kjo do të ishte pozitive sipas gjeneralit Martin Dempsey nëse përkrahja e Iranit nuk nxit edhe më shumë tensionet sektare.

Dempsey ka thënë se Irani ka qenë i pranishëm në Irak prej vitit 2004, mirëpo fushata në Tikrit tregon për një nivel krejt të ri të përfshirjes së Republikës Islamike.

Ai i ka thënë Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura se dy të tretat e forcave që po punojnë për të rikthyer Tikritin, përbëhet prej luftetarëve të milicisë Shiite që vjen nga Irani.

Tikriti është qyteti ku ka lindur diktatori irakian, Saddam Hysein, dhe kryesisht përbëhet prej popullatës sunnite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat