Aeroplani e huq pistën, kësaj radhe është i “Turkish Airlines” (Video)

Bota

Aeroplani e huq pistën, kësaj radhe është i “Turkish Airlines” (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:48

Një aeroplan i “Turkish Airlines” ka pësuar aksident pasi po tentonte të aterronte nëpërmjet një mjegulle të dendur në Aeroportin e Nepalit.

Pjesa e parme e Airbus A330 ishte shkatërruar dhe hunda e aeroplanit ishte ndarë pasi aeroplani kishte goditur tokën, pranë pistës së “Tribhuvan International Airport” në Kathmandu.

Sipas medieve ndërkombëtare, asnjë nga 238 pasagjerët nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Megjithatë disa prej tyre u është bërë kontrolli mjekësor pas evakuimit.

Aeroplani që po vinte nga Stambolli kishte bërë një udhëtim shtatë orësh dhe kishte tentuar për gjysmë ore për të aterruar para se të bënte tentimin e dytë.

Shkaku thuhet të kenë qenë pista e rrëshqitshme pas shirave dyditëshe dhe mjegullës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat