Politika e Jashtme për Fqinjësi "vihet në pyetje"

Bota

Politika e Jashtme për Fqinjësi "vihet në pyetje"

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:02

Komisioni i Bashkimit Evropian ka vënë në pyetje funksionimin e mëtejmë të Politikës Evropiane për Fqinjësi dhe ka nënvizuar mundësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë.

Këto mundësi, të shfaqura në një draft-dokument që janë siguruar nga Radio Evropa e Lirë, janë pjesë e një përpjekjeje që pritet të shqyrtohet në vjeshtë, me propozime konkrete për reformimin e Politikës Evropiane për Fqinjësi.

Draft-dokumenti i titulluar “Drejtë një politike të re fqinjësore”, do të prezantohet fillimisht në Bashkimin Evropian më 4 mars, nga shefja për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe Komisioneri për Fqinjësi, Johannes Hahn.

Politika Evropiane për Fqinjësi ishte implementuar në vitin 2003, me kusht të krijimit të bashkëpunimeve me shtetet që nuk janë pjesë e politikave të BE-së.

Gjashtëmbëdhjetë nga fqinjët e BE-së – përfshijnë edhe ish shtetet sovjetike si Armeninë, Azerbejxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën- si dhe vendet e Afrikës jugore dhe Lindjes së Mesme.

Draft-dokumenti ngre dilemën nëse kjo politikë e fiqnjësisë duhet të vazhdojë fare, një çështje kjo që mund të shqteësojë vendet që janë duke kërkuar lidhje të ngushta me BE-në, e që gjenden në mes të marrëdhënieve të tensionuara me Moskën, si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Përderisa Rusia nuk përmendet në mënyrë specifike, dokumenti përmend se “disa partnerë që janë për momentin jashtë fqinjësisë”, duhet të jenë “më të përafruar”.

Dokumenti po ashtu vë në pyetje nëse “territori gjeografik aktual” duhet të mirëmbahet, apo Politika Evropiane për Fqinjësi duhet të “lejojë më shumë fleksibilitet në punën me fqinjët e fqinjëve”?

Rusia "hyn" në këtë diskutimin në momentin kur dokumenti ngre dilemën se çka do të duhej të bëhej më mirë, “për të krijuar koherencë mes Politikës Evropiane për Fqinjësi dhe Bashkimit Evropian në marrëdhënie me Rusinë dhe partnerët në Azinë Qëndrore?”

Dokumenti pason tensionet në mes BE-së dhe Rusisë për krizën në Ukrainë, e cila është nxitur nga Rusia për të parandaluar bashkëpunimin ekonomik në mes të Kievit, Brukselit dhe rezultoi me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Dokumenti po ashtu përcjellë një letër diskutimi, të miratuar nga Mogherini, në të cilën është adresuar bashkëpunimi me Rusinë në fusha të ndryshme.

Ky dokument doli vetëm disa ditë para granatimit të qytetit ukrainas, Mariupol, dhe ofensivës së mëvonshme nga ana e separatistëve pro-rus të mbështetura në Ukrainë lindore.

Dokumenti i fundit që shqyrton të ardhmen e “fqinjësisë”, shtron shumë pyetje që pritet të jenë të mirëseardhura nga vendet fqinje që dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Dokumenti vë në pyetje, “nëse duhet BE-ja të hulumtojë marrëdhënie të reja, më të thella, për të kënaqur aspriatat dhe zgjidhjet e atyre që nuk konsiderojnë këto marrëveshje si fazën finale të integrimit politik dhe ekonomik?

Komisioni i BE-së gjithashtu lë të kuptohet mundësinë e një roli më të madh në "konfliktet e ngrira", të tilla si ato në rajonin separatist të Transdniestrit të Moldavisë, ose në rajonet separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

“Gjithashtu duhet të konsiderohet se si BE-ja duhet të përgjigjet më mirë për krizat dhe situatat e konfliktit", thuhet në dokument. "Duke marrë parasysh burimet e ndikimit dhe presionit të partnerëve tanë që përcaktojnë qëndrimet e tyre politike, duke përfshirë edhe rrugën drejt BE-së."

Politika e Jashtme ruse në rajon, po ashtu është përmendur.

"Rritja e sfidave në Lindje, në një numër të vendeve të Partneritetit Lindor, nga kriza në Gjeorgji në 2008, me konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, mund të jetë shkaktuar nga një politikë vetëbesuese e jashtme ruse".

Kjo, vazhdon të thuhet në dokument, “ka rezultuar po ashtu me ndasitë e acaruara mes Rusisë dhe BE-së”. (REL)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat