Liderët: Duhet aksion i “fuqishëm” në Ukrainë

Bota

Liderët: Duhet aksion i “fuqishëm” në Ukrainë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:37

Franca thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, dhe liderët evropianë janë pajtuar se “reagimi i fuqishëm” do të jetë i domosdoshëm, nëse armëpushimi ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve prorusë nuk respektohet.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar mbrëmë se gjatë një video konference, liderët kanë theksuar mbështetjen e tyre për armëpushimin e arritur në Minsk.

“Ata janë pajtuar se reagim i fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar do të jetë i domosdoshëm, në rast se në mënyrë madhore shkilet procesi i Minskut”, thuhet në deklaratën franceze.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe liderët e Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kievi dhe qeveeritë perëndimore e akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatisëve në pjesën lindore të Ukrainës, me trupa dhe armatime, përkundër marrëveshjes për armëpushim të arritur më 12 shkurt.

Rusia i ka kundërshtuar këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat