Nemtsov, varroset sot në kryeqytetin rus

Bota

Nemtsov, varroset sot në kryeqytetin rus

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:21

Sot në Moskë, do të varroset lideri i vrarë i opozitës ruse, Boris Nemtsov.

Ai u vra në një urë pak metra larg Kremlinit, në orën e vona të datës 27 shkurt.

Disa politikanë evropianë kanë thënë se Rusia iu ka refuzuar atyre hyrjen në këtë vend për të marrë pjesë në funeral.

Në mesin e atyre që iu është refuzuar kërkesa është edhe Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Borusevicz.

“Doja të tregoja respektin që e kam pasur për Boris Nemtsovin dhe për të gjithë rusët që mendojnë si ai”, ka thënë Borusevicz, i cili ka qenë disident në kohën e komunizmit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen provokim, ndërsa ai nuk do të marrë pjesë në funeral.

Më 2 mars, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vrasja e Nemtsovit nuk duhet të përdoret për “qëllime politike”.

Ndërkohë, vajza 23 vjeçare që ishte me Nemtsovin, në momentin e vrasjes së tij, Anna Duritska, është lejuar të largohet nga Rusia për tu kthyer në atdheun e saj, Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat