Ekuipazhi i një anije gjen rreth një ton kokainë në brigjet belge

Bota

Ekuipazhi i një anije gjen rreth një ton kokainë në brigjet belge

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:07

Ekuipazhi i një anijeje belge gjeti rreth një ton kokainë në brigjet belge të Detit të Veriut, njoftoi sot në mbrëmje agjencia belge e lajmeve, Belga.

”Ekuipazhi i një anijeje gjeti 960 kilogramë kokainë në disa çanta sporti, të shtunën në mbrëmje, në ujërat e Ostendit”, raporton agjencia e lajmeve, Belga.

Vlera e lëndës narkotike arrin një shumë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk janë gjetur shenja trafikantësh. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat