Pilotja ukrainase e burgosur në Rusi nderohet në Kiev

Bota

Pilotja ukrainase e burgosur në Rusi nderohet në Kiev

Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:03

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ia ka ndarë çmimin më të lartë të nderit pilotes, Nadia Savchenko.

Ajo ishte kapur nga separatistët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës në muajin qershor dhe më pas ishte dërguar në Rusi ku akuzohet për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Në një komunikatë të publikuar sot, Poroshenko ka thënë: “Nadia është simboli i shpirtit të pathyer ukrainas dhe heroizmit, një symbol i mënyrës se si duhet mbrojtur Ukraina, një simbol i fitores sonë”.

Savchenkos,i është ndarë “Ylli i Artë i Heroit të Ukrainës” nga Poroshenko.

Ajo është në grevë që 80 ditë.

Ajo i hedh poshtë akuzat kundër saj, duke thënë se ajo është kidnapuar dhe dërguar në Rusi ilegalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat