Tetë civilë të vrarë në Afganistan

Bota

Tetë civilë të vrarë në Afganistan

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:01

Së paku tetë civilë janë vrarë nga shpërthimi i dy bombave në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë në provincën Nangarhar, Hazrat Hussain Mashreqiwal, ka thënë se së paku gjashtë civilë, përfshirë dy gra dhe dy fëmijë, janë vrarë pasi makina e tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, në qarkun Açin.

Dy studentë, ndërkaq, janë vrarë në një tjetër shpërthim në kryeqytetin e provincës, Xhalalabad.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse talibanët vendosin shpesh bomba në anë të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat