“Xhihadisti John” nuk ka qenë radikal në shkollë

Bota

“Xhihadisti John” nuk ka qenë radikal në shkollë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:24

Militanti islamist, Mohammed Emwazi, nuk ka qenë kurrë i dyshuar për radikalizëm në shkollë, ka thënë një ish-mësuese e tij.

Jo shuter, e cili ka qenë udhëheqëse e Akademisë Quintin Kynaston, në veriperëndim të Londrës deri më 2013, ka thënë se ai nuk është parë “si shqetësim i madh”, raporton BBC.

Emwazi, deri javën e kaluar, është njohur si “xhihadisti John”.

Në shumë video të militantëve të Shtetit Islamik, ai është paraqitur duke ua prerë kokat pengjeve amerikane.

Dy nxënës të tjerë të së njëjtës shkollë mendohet se kanë shkuar po ashtu në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat