Jehona e Donbasit në rrugët e Moskës

Bota

Jehona e Donbasit në rrugët e Moskës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:05

Kritikut të Putinit, Boris Nemcov iu bë atentat në rrugë. Ekziston frika se kjo vrasje, ashtu si edhe shumë akte të tjera të motivuara politikisht, nuk ka për t’u zbardhur plotësisht. Vrasja e politikanit liberal rus, Boris Nemcov hapur në rrugët e Moskët ka tiparet e qarta të një atentati. Për këtë flasin të gjitha të dhënat.

Rrjedha e atentatit: Nemcov u vra me katër plumba në kurriz nga një makinë në lëvizje e sipër. Koha: Për të dielën ishte planifikuar në një lagje periferike të Moskës, në Marino një marshim protestues i paralajmëruar në moton “Pranverë” kundër politikës ruse në Ukrainë.

Viktima: Boris Nemcov bën pjesë prej vitesh tek krerët e opozitës kundër Putinit dhe kishte dhënë një kontribut të madh në organizimin e aksionit të protestës të së dielës. Sigurisht është ende herët dhe do të ishte spekulative të interpretoje pasojat politike të këtij atentati. Ajo që nevojitet është një zbardhje e plotë e krimit dhe sfondit të tij, por brenda realitetit rus tani kjo të duket shumë e vështirë.

Për faktin se në Rusi prej vitesh gjithnjë e më pak po tregohet kujdes për një shkëmbim të vërtetë dhe të orientuar nga faktet në opinionin politik dhe në media, mund të pritet që shpejt do të qarkullojnë supozime dhe teori konspirative nga më të ndryshmet: Një atentat për shkak të interesave në biznes të Boris Nemcovit. Apo vrasje, sepse Nemcovi prej vitesh e kritikon në stil të gjerë Kremlinin dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Një sherr i shkallëzuar në dhunë brenda opozitës ruse. Apo një vepër e nacionalistëve rusë, të cilët ishin përgjegjës për atentatin e fundit politik në vitin 2009 kundër avokatit për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov dhe gazetares Anastasia Baburove.

Është për të pasur arsye shqetësuese, se edhe vrasja ndaj Nemcovit, si shumë krime të tjera të motivuara politikisht nuk do të zbardhen plotësisht. Para marshit protestues të së dielës kundër politikës së Kremlinit në Ukrainë, ka shumë mundësi që sfondin e këtij atentati ta kërkosh edhe në këtë kontekst. Siç shprehen edhe kolegët e Nemcovit, ai donte të publikonte fakte dhe dokumente për përzierjen ruse në konfliktin e Ukrainës dhe për prezencën e trupave të rregullta ruse në Donbas. E djathta ekstreme ruse, e lidhur me lëvizjen “Novorossija” në Donbas, e brohoret në mediat sociale vrasjen e Boris Nemcovit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat