Tri britaniket kanë udhëtuar në Siri

Bota

Tri britaniket kanë udhëtuar në Siri

Më: 2 mars 2015 Në ora: 08:44

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë treguar se tri vajza britanike kanë udhëtuar drejt Sirisë nga Stambolli.

Ato duken duke pritur në një stacion autobusësh në Turqi, para se të udhëtonin drejt një qyteti pranë kufirit me Sirinë.

Policia britanike dhe familjet e vajzave kanë bërë apele urgjente që ato të kthehen në shtëpi, pasi kanë fluturuar nga Londra drejt Stambollit, më 17 shkurt.

Tri shoqet Amira Abase, 15 vjeçe, Shamima Begum, 15 vjeçe, dhe Kadiza Sultana, 16 vjeçe, besohet se tashmë kanë hyrë në Siri, ka thënë policia britanike.

Qeveritë evropiane i kanë bërë thirrje Turqisë që të frenojë rrjedhën e luftëtarëve të hauj në Siri.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërkuar nga firmat e mediave sociale që të bëjnë më shumë për të ndaluar ekstremizmin online, duke thënë se vajzat janë radikalizuar “në dhomat e tyre të gjumit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat