Mësuesit e Iranit protestojnë për rritje rrogash

Bota

Mësuesit e Iranit protestojnë për rritje rrogash

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:29


Mijëra mësues nga i gjithë Irani kanë protestuar sot kundër rrogave të vogla.

Shumica e shkollave nëpër këtë vend janë mbyllur derisa mësuesit kanë organizuar protesta në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Teheran, Shiraz dhe Isfahan.

Nuk është raportuar për dhunë gjatë protestave.

Mësuesit kërkojnë rritje rroge prej 30 %, pasi çmimet në Iran janë bërë të pa përballueshme me rrogan që kanë momentalisht, ndërsa ekonomia e vendit ka pësurar rënie për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Mirëpo, një draft rezolutë në parlament ka parashikuar rritje të rrogave për mësuesit vetëm për 14 %, dhe atë prej vitit të ardhshëm shkollor.

Mësuesit janë zotuar se do të vazhdojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk pranohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat